22:14 / 21.04.2021
Milan mposhtet nga Sassuolo
Skuadra e AC Milan është mposhtur në xhiron e 32-të të Serie A.
Kuqezinjtë humbën në ‘San Siro’ me rezultat 1-2 nga ekipi i Sassuolos, transmeton IndeksOnline.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, me golin e shënuar nga Calhanoglu në minutën e 30’të.
Në pjesën e dytë, ekipi mysafir ishte më i mirë në fushë dhe arriti t’i shënonte dy gola.
Dy golat i shënoi Raspadori, një në minutën e 76’të dhe në 83’tën.
Milan me këtë humbje rrezikon pozitën e dytë. Ekipi i Stefano Piolit tani ka 66 pikë, dy më shumë se vendi i tretë Atalanta (64).























