Arrestohet në Itali shqiptari i lidhur me sulmin terrorist në Nice
BKT
Shqipëri

Arrestohet në Itali shqiptari i lidhur me sulmin terrorist në Nice

Agjencia e lajmeve, LaPresse, tha se policia arrestoi të dyshuarin, të identifikuar si Endri Elenzi, të mërkurën e 21 prillit në veri të Napolit.

Mediat italiane kanë bërë me dije se një shqiptar 28-vjeçar i kërkuar në lidhje sulmin e vitit 2016, në qytetin francez të Nice, ku mbetën të vrarë 86 persona është arrestuar në Italinë e Jugut.

Agjencia e lajmeve, LaPresse, tha se policia arrestoi të dyshuarin, të identifikuar si Endri Elenzi, të mërkurën e 21 prillit në veri të Napolit.

“Elenzi kërkohej me një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Franca për dyshimin se iu kishte siguruar armë sulmuesit, Mohamed Lahouaiej Bouhlel”, shkruhej në Lapresse.

Bouhlel u vra nga policia pasi sulmoi nga kamioni një turmë të mbledhur për një shfaqje fishekzjarresh gjatë një feste kombëtare.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e 14 korrikut 2016.

Autoritetet franceze thonë se Bouhlel, një tunizian me rezidencë franceze, u frymëzua nga propaganda e grupit ekstremist, por që nuk është gjetur asnjë provë që IS orkestroi sulmin.

Prokurorët e Francës vitin e kaluar bënë një kërkesë zyrtare për nëntë të dyshuar që përballen me gjyqin në lidhje me sulmin.

 


MË SHUME NGA Shqipëri