10:50 / 22.04.2021
Dua Lipa pozon për kampanjën e markës ‘Puma’
Ajo njihet edhe për paraqitjet e saj në reklama të markave të njohura.
E, Dua Lipa përveç punës dhe angazhimit të saj në muzikë është bërë pjesë e marketingut, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo njoftoi se ka pozuar për ‘Puma’ derisa mbathur kishte një palë atlete me ngjyrë të kaltër.
Dua, kishte kombinuar atletet sportive me një fustan elegant me ngjyrë të zezë i cili i ka ekspozuar këmbët e saj joshëse.
Artistja e njohur me famë botërore ka pozuar brenda një ambienti komod teksa përfundoi dukjen me flokët e kapura, makijazh dhe bizhuteri ari.























