Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Prej ditës së sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha KZAZ-të në 12 qarqet e vendit. Janë rreth 3.580.000 fletë votimi që do të shpërndahen në të gjithë vendin.

Materialet zgjedhore do të transportohen me ndihmën e kamionëve të ushtrisë, nën shoqërinë e forcave policore.

Për shkak të teknologjisë që aplikohet për herë të parë në zgjedhje, të tilla si votimi e numërimi elektronik, materialet zgjedhore kanë kushtuar dyfish më shtrenjtë se herët e kaluara.

Nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit na ndajnë ende dhe 3 ditë. Nesër është dita përmbyllëse e fushatës elektorale, ndërsa ditën e shtunë do të mbizotërojë heshtja zgjedhore.

Të dielën e 25 Prillit, qytetarët do t’u drejtohen qendrave të votimit të cilat do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit duke respektuar edhe protokollet anti-Covid.