Kim: Asnjë tolerim për këdo që pengon qytetarët të votojnë

Kim: Asnjë tolerim për këdo që pengon qytetarët të votojnë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është takuar me drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese me të cilët ka diskutuar për situatën e rendit në prag të zgjedhjeve.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim thotë se kushdo që shkel ligjin dhe pengon qytetarët që të votojnë lirisht, nuk duhet të tolerohet dhe të ndiqet penalisht.

“Sapo u takove me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, do të takoj së shpejti drejtuesin e SPAK, Kraja, dje u takova me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë qytetarët të ushtrojnë lirisht të drejtën e votës, duhet të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit. Nuk duhet të kenë asnjë trajtim të veçantë. Pa asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin”, thotë ambasadorja amerikane.

Një ditë më parë, ambasada amerikane bëri thirrje që të zbardhet plotësisht dhe sa më shpejt ngjarja e rëndë e Elbasanit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë pas konfliktit të dyshuar për shit/blerje votash, ndërsa kërkoi nga liderët politikë Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha që të shmangin gjuhën e urrejtjes.   /tvklan.al