Celibashi takon ambasadorët e SHBA-BE: Procesi zgjedhor, i rëndësishëm

Celibashi takon ambasadorët e SHBA-BE: Procesi zgjedhor, i rëndësishëm

Tri ditë para zgjedhjeve, faktori ndërkombëtar në Shqipëri ka intensifikuar lëvizjet.

Këtë të enjte, ambasadorët e SHBA-BE në Tiranë i shkuan në zyrë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Pas takimit, ky i fundit foli për mediat, ku vuri theksin te rëndësia që ka ky proces zgjedhor.

“Takim shumë i mirë me ambasadoren Kim dhe amabsadorin Soreca në lidhje me përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit. I informova mbi gjithë masat që KQZ ka marrë në kuadër të këtij procesi. Theksuam së bashku rëndësinë e këtij procesi zgjedhor, të cilësisë së përgatitjes së këtij procesi nga ana e KQZ, trajtuam të gjitha aspektet përgatitore të këtij procesi për të parë qartësisht cilësinë e këtyre përgatitjeve dhe për të konfirmuar edhe njëherë nga ana ime çfarë KQZ ka bërë në lidhje me këtë proces shkon e gjitha në interes të votuesve shqiptarë dhe të garancisë absolute të integritetit të procesit.”/vp