Zgjedhjet, Yuri Kim: Liderët nën vëzhgim

Zgjedhjet, Yuri Kim: Liderët nën vëzhgim

Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ambasadorja amerikane, Yuri Kim njofton se 25 grupe amerikane do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin.

“Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e ndërmarra. Miqtë tuaj nga bashkësia ndërkombëtare janë po këtu, do të jemi me ju teksa ju votoni. Askush nuk është mbi ligjin”.

Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, pas një përleshjeje mes simpatizantëve socialistë dhe demokratë, Kim u shpreh: “Gjëra të tilla të tmerrshme si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, janë diçka e së shkuarës, nuk ka vend në të ardhmen. Është përgjegjësi e udhëheqësve që ndodhen në pozicionet më të larta, përgjegjësi e tyre për të siguruar qetësi dhe të mos ketë vend për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë”.

Në fund të fjalës së saj, ambasadorja iu drejtua votuesve shqiptarë. “Dëshiroj t’i drejtohem votuesve shqiptar, ju nuk jeni vetëm, jemi me ju. Ne jemi me ju, votoni në 25 prill”./TCH