Vrasja e Pjerin Xhuvanit: 11 të arrestuar, 1 në kërkim

Vrasja e Pjerin Xhuvanit: 11 të arrestuar, 1 në kërkim

Policia ekzekutoi sot 11 urdhra ndalimi për ngjarjen që tronditi dje Elbasanin, ku pas një përplasjeje mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ndërsa u plagosën 4 persona mes tyre dhe një efektive policie.

Vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë doli në një konferencë për medien mesditën e 22 prillit, së bashku me prokurorët për të dhënë version zyrtar të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në lagjen “5 Maj” në Elbasan.

Ndërkohë është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”  dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Telefonata: Alo! Këtu po blihet vota.

Rreth orës 14:00 të 21 prillit 2021, janë njoftuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurinë  për shtabin elektoral  të subjektit politik Partia Demokratike për  qarkun  Elbasan, së në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona.

Nga ana e Policisë është vlerësuar informacioni dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë  një patrullë e Forcës  së Posaçme “Shqiponja”, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë.

Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik, njofton oranews.   

“Gjithashtu këta shtetas kanë deklaruar se janë vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike. Ata qarkullonin me tre furgonë të bardhë dhe të loguar me siglën e kësaj force politike” informon Veliu.