Zgjedhjet, nxehen gjakrat edhe në Dibër

Zgjedhjet, nxehen gjakrat edhe në Dibër

Jemi 3 ditë larg zhvillimit të zgjedhjeve dhe tensionet mes subjekteve politike sa vjen dhe shtohet.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, një tjetër përplasje është regjistruar dhe këtë herë në Maqellarë të Dibrës.

Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, përmes një video-je në “Facebook” denoncon kapjen e një makine, ku pretendohet se ndodhen shuma të mëdha parash në funksion të blerjes së votës.

Haka thekson në video-live se policia nuk po i lejon të bëjnë kontrollin e makinës të dyshuar për blerje votash.

“Kjo makinë, ky personi brenda po shpërndan lek. Imagjinoni ky është shteti, kjo është qeveria. Tani po presim policinë, kur polici është këtu dhe nuk japin asnjë informacion që të vazhdojmë dhe të hipim makinën. Nuk do lëvizë kjo makinë nga vendi pa u kontrolluar,” dëgjohet të thotë ai në video.