KPK shkarkon nga detyra Dhurata Bilon, gjyqtare në Gjykatën e Durrësit

KPK shkarkon nga detyra Dhurata Bilon, gjyqtare në Gjykatën e Durrësit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, Dhurata Bilon, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisioni i pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Dhurata Bilo.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Dhurata Bilo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit.

Gjyqtarja Bilo i është nënshtruar një inspektimi nga KLD në vitin 2015 si dhe një hetimi të prokurorisë në vitin 2016 pas dyshimeve për falsifikimin e pronësisë së ish-hotel “Vollgës”, por të dyja çështjet u mbyllën pa pasoja./ATSH