Basha mirëpret 500 socialistë të zhgënjyer
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vota e shqiptarëve më 25 prill për opozitën do të sjellë ndryshimin e munguar për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike.
“Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve.”
Gjatë një takimi që zhvilloi me rreth 500 socialistë të zhgënjyer në qytetin e Durrësit, ai tha se koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe koha e ndryshimit ka ardhur.
Ai siguroi edhe ata socialist të tjerë që janë pjesë e administratës dhe që punojnë me ndershmëri, që të mos kenë frikë se do të largohen nga puna. Në Fier ku vijoi fushatën ai e akuzoi Ramën se po blen votat e shqiptarëve duke përdorur grupet kriminale. Vlonjatët i ftoi për pjesëmarrje paqësore në votimet e së dielës. Sipas Bashës, Kryeministri Rama po përdor gjithçka për të ndalur ndryshimin.
Ndërsa më herët, Basha nënshkroi një marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar ku u zotua që të rimëkëmbë këtë sektor, duke garantuar 100 milionë euro subvencione për fermerët./Tv Klan.al























