09:23 / 23.04.2021
Bella Hadid ndan fotografitë duke kalëruar
Modelja ka publikuar imazhe mbi kalë.
Bella Hadid njihet si njëra ndër modelet më të kërkuara në botën e modelimit, shkruan lajmi.net.
Ajo është aktive në rrjete sociale jo vetëm duke publikuar imazhe dhe video nga karriera si modele por edhe duke ndarë mesazhe ndërgjegjësimi me fansat e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe nga përditshmëria e saj ku shihet mjaft e lumtur duke kalëruar.
“Bebi im zemra”, shkroi Bella në mbishkrimin e fotografisë teksa pozonte e buzëqeshur për kamerën.
Modelja shihej e veshur me rroba kalërimi ku edhe në këto imazhe erdhi mjaft me stil, ajo kombinoi çizmet e kalërimit me një jelek ngjyrë të kuqe.
Bella pranoi komente pozitive nga ndjekësit e saj të cilët i dhanë komplimente asaj për paraqitjen e fundit.























