10:44 / 23.04.2021
Meta mbështet heqjen e karantinës për të kthyerit nga Greqia e RMV
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta bën me dije përmes një statusi në rrjetet sociale se mbështet rekomandimet e Avokatit të Popullit për heqjen e karantinës për personat që kthehen në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Sipas kreut të shtetit shqiptar, Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve të anulojnë këtë vendimmarrje dhe të krijojnë kushtet që shqiptarët që kthehen nga këto vende të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e së dielës.























