11:13 / 23.04.2021
Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e LSI-së
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e LSI, dhe ka konfirmuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve.
Kështu mbetet në fuqi karantinimi dy javor për këdo që vjen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Kujtojmë se më herët LSI dorëzoi në Gjykatë kërkesën për rrëzimin e vendimit të Komitetit.
LSI kërkoi anullimin e vendimit me pretekstin se ishte arbitrar dhe në shkelje me Kushtetutën./TCH























