Hapet Shkolla Shqipe në Addorf, në kantonin Thurgaut
BKT
Shqipëri

Hapet Shkolla Shqipe në Addorf, në kantonin Thurgaut

Vazhdojnë sukseset e “Shkollës Shqipe në Zvicër”. Sot filluan mësimet në gjuhën shqipe, edhe në qytezën AAdorf , e cila është shkolla shqipe e 48-të me radhë.

Një angazhim i përkushtuar i veprimtarëve të Shkollës Shqipe në Zvicër nën drejtimin e koordinatorit Vaxhid Sejdiut  së bashku me prindërit dhe mësuesen Feride Liçolli, nën mbështetjen e plotë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, gjatë muajve mars  dhe prill solli edhe hapjen e shkollës së 48 – të me radhë, në qytezën Aadorf të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

E mërkura solli edhe buzëqeshje në fytyrat e nxënësve, sepse më në fund edhe ata si shumë bashkëmoshatarë të tyre, u ulen në bankat shkollore, të mësojnë gjuhën amtare – gjuhën shqipe. Gëzimi kishte kapluar jo vetëm nxënësit por edhe prindërit sepse ishte hap një derë ku fëmijët e tyre, do të kishin mundësinë ta mësojnë gjuhën e nënës në mënyrë të rregullt.

 

Nxënës të Shkollës Shqipe në Aadorf të Zvicrës, në klasën e mësueses Feride Liçolli

Me libra në duar, të cilat janë dhuratë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, nxënësit: Jeta, Florenti, Diari, Ensari, Driola, Suela, Elifi, Emiri, Rina… gjatë një ore mësimore.

Ata mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure duke u nisur nga ora 16:00.

Po ashtu në këtë fillim nxënësit e shkollës shqipe në Aadorf iu bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t`iu bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe.


MË SHUME NGA Shqipëri