Haradinaj e uron Thaçin: Me shpresë në ditëlindjen e radhës të ngrem dolli
BKT
Lajme

Haradinaj e uron Thaçin: Me shpresë në ditëlindjen e radhës të ngrem dolli

Daut Haradinaj nga AAK-ja e ka uruar ish-presidentin, Hashim Thaçi, për ditelindjën e 53-të duke thënë se shpreson që në ditëlindjen tjetër të tij të mund të ngrejnë dolli.

“Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde. Shpresoj që dollinë do e ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë ditëlindje po e pret në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ku është duke qëndruar nga nëntori i vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Lajme