Mainz ia shtynë festën e titullit Bayernit
BKT
Sport

Mainz ia shtynë festën e titullit Bayernit

Skuadra e Bayern Munchen u mposht 2 me 1 nga ekipi i Mainz, në xhiron e 31-të të Bundesligas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe raste të barabarta, por vendasit ishin shumë më konkret duke tundur dy herë rrjetën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave lojë me anë të Jonathan Burkardt, i cili shënoi për 1-0.

Në të 37-tën, Quaison dyfishoi epërsinë e vendasve, rezultat ky që mbeti deri pak sekonda para fundit.

I rikthyeri nga lëndimi, Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën 90+5.

Bavarezët janë ndalur me humbje nga Mainzi pas shumë e shumë ndeshjeve me fitore dhe barazim në kampionatin gjerman.Kësisoji shtyhet festa e titullit për Beyrnin.