Zgjedhjet, Rama: Përtej partive e dasive për ne është Shqipëria
BKT
Shqipëri

Zgjedhjet, Rama: Përtej partive e dasive për ne është Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se sot të gjithë bashkë, përtej partive dhe dasive të gjithë të tregojnë se më e rëndësishme është Shqipëria.

Më tej kreu i qeverisë shton se sot është një ditë e shënuar e bashkëjetesës demokratike dhe është i bindur se Shqipëria duhet të dalë kryelartë.

“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë“, shkruan Rama./tvklan.al

 


MË SHUME NGA Shqipëri