09:07 / 25.04.2021
Voton Lulzim Basha: Sot është dita e Shqipërisë dhe e demokracisë
Shqiptarët këtë të dielë zgjedhin qeverinë e re për katër vjetët e ardhshme.
Ka votuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Të gjithë ju keni në dore fuqinë tuaj për fëmijët për vendin, sot është dita që ju të dilni dhe të vendosni për të ardhmen tuaj. Sot është dita e Shqipëpërisë”, ka thënë Basha.























