ISHP-qytetarëve: Zbatoni masat antikovid në qendrat e votimit
BKT
Shqipëri

ISHP-qytetarëve: Zbatoni masat antikovid në qendrat e votimit

Sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet parlamentare, por ndryshe nga vitet e tjera po mbahen nën masat e pandemisë antikovid, që prej më shumë se një viti ka pushtuar vendin tonë, por edhe shumë vende të botës.

Instituti i Shëndetit Publik i bën apel qytetarëve të zbatojnë masat antikovid në qendrat e votimit.

“Qytetarët duhet të mbajnë maskën, gjatë gjithë kohës së votimit, të ruajnë distancën prej 1.5 metër nga personat e tjerë, të dizinfektojnë duart në hyrje dhe në dalje të qendrës së votimit”, – thekson ISHP.

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 3.588.869 qytetarë shqiptarë kanë të drejtën të votojnë sot, ndërsa 107 mijë e 24 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 1841 kandidatë për deputetë, teksa 732 kandidate ndër to janë femra, ose 39.76 %./ATSH


MË SHUME NGA Shqipëri