09:14 / 25.04.2021
Albin Kurti voton në njësinë numër 5 në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në njësinë numër 5 në Tiranë.
Në një prononcim për mediat, Kurti u shpreh se moti është i mirë dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje.
“Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe për secilin njeri ashtu si unë e ka pasaportën shqiptare. Faleminderit dhe suksese”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja.
Kujtojmë se Kurti ka tre kandidatë të pavarur në këto zgjedhje parlamentare, Kreshnik Mergjani, Bojken Abazi dhe Iliaz Shehu, përkatësisht në Gjirokastër, Tiranë dhe Lezhë./Gazeta Shqip























