Zgjedhjet në Shqipëri, Yuri Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat
BKT
Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri, Yuri Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vëhzguar procesin e votimit në Shkodër.

Kryediplomatja amerikane shprehet se Amerika nuk mbështet asnjë parti apo politikan, por të drejtën e shqiptarëve për të votuar.

“Pata një mundësi të mrekullueshme të shihja demokracinë në veprim në Shqipëri. Ishte gjithashtu shkëlqyeshëm që pashë sesi sistemi i ri i kontrollit të kartave biomotrike funksiononte në mënyrë shumë të mirë. Në fakt pata mundësinë të shihja sesi mundësia e kapjes së numrit të kartës nuk doli përmes sistemit, por plani zëvendësues u vu menjëherë në veprim.

Sikurse e kam thënë, SHBA nuk mbështesin një parti politike apo kandidat të caktuar por ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar. dhe vërtetë shpresojmë që çdo qytetar shqiptar do të shkojë të votojë . Kjo është dita juaj.”, deklaroi Kim.


MË SHUME NGA Shqipëri