PD thirrje shqiptarëve: Dilni për të votuar dhe për të vendosur
BKT
Shqipëri

PD thirrje shqiptarëve: Dilni për të votuar dhe për të vendosur

Përmes zëdhënëses së fushatës, Floriana Garo, PD apeloi edhe një herë shqiptarët të dalin të marrin pjesë në votime.

“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë.

Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!” tha Garo në apelin e saj./BW


MË SHUME NGA Shqipëri