Rreth 60 persona të palëvizshëm janë identifikuar për vaksinim
BKT
Lajme

Rreth 60 persona të palëvizshëm janë identifikuar për vaksinim

Ariana Kasapolli

Vaksinimi në sallën 1 tetori është ndërprerë ditën e premte.

Kjo për shkak se janë shpenzuar mbi 22 mijë dozat e vaksinës që Kosova i ka pranuar nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por në bazë të evidencës që ka marrë Ministria e Shëndetësisë, janë rreth 60 persona që po vaksinohen nga ekipet mobile.

Bëhet fjalë vetëm në Prishtinës, ndërkaq edhe komunat e Kosovës kanë marrë instruksionin që të veprojnë njëjtë. Në total Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës. Kështu ka thënë Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë sipas të cilit vaksinimi nga ekipet mobile është filluar me moshën 80 vjeç, ndërkohë ka vazhduar me persona të tjerë në kategorinë e moshës që janë të paraparë për vaksinim e që janë të palëvizshëm.

‘’Në kuadër të planit shtetëror të vaksinimit kundër covid 19 është paraparë që për personat e palëvizshëm ekipet mobile të qendrave kryesore të mjekësisë familjare ta bëhet vaksinimi në shtëpitë e tyre në Prishtinë. Plani shtetërore i vaksinimit po vazhdon siç është paraparë, por që ajo që ja vlen të përmendet është sasi e vogël e dozave të vaksinës’’, tha Hoti.

Ndërkaq edhe drejtuesi i shoqatës Handikos, Afrim Maliqi ka thënë se ekipet mobile janë të domosdoshme.

Sipas tij nuk dihet numri i saktë se sa persona me aftësi të kufizuara nuk mund të shkojnë deri te qendrat e vaksinimit, por që ka të tillë.

Për këtë, Maliqi shton se do të diskutojnë me Ministrinë e Shëndetësisë për të parë se si do të organizohet ky vaksinim.

Në Kosovë deri tani janë vaksinuar rreth 22 mijë persona ku në këtë numër përfshihen punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike


MË SHUME NGA Lajme