Incidenti në “Skënderbej”, Rama takon djemtë që neutralizuan shoferin
BKT
Shqipëri

Incidenti në “Skënderbej”, Rama takon djemtë që neutralizuan shoferin

Kryeministri Edi Rama ka takuar të riun që me një lëvizje të guximshme arriti që të bllokonte shoferin që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme në sheshin “Skënderbej” ditën e sotme, Klodian Elqeni.

Më herët, duke folur për gazetaren Leontina Nika nga vendi i ngjarjes, Klodiani tha se e pa që agresori po vinte në rrezik jetën e qytetarëve që ndodheshin në shesh, dhe vendosi që të vepronte.

“E ndalova makinën, vuri në rrezik jetën e qytetarëve dhe mu duk e tepërt, e neutralizova. Nuk e njihja personin, isha rastësisht, pashë që ishte një akt terrorist dhe u mundova. Ndërhyrja për të shpëtuar njerëzit.”

Dy djemtë duket se janë takuar edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me të cilin kanë shkrepur po ashtu një foto./abcnews


MË SHUME NGA Shqipëri