15:46 / 25.04.2021
“Defender 21”, Kim: 800 trupa amerikane vijnë të hënën në Shqipëri
Në ditën e zgjedhjeve, kur qytetarët shqiptarë u janë drejtuar kutive të votimit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se ditën e hënë 800 trupa amerikanë do të vijnë në shqipëri për stërvitjes ushtarake ‘Defender 21’.
Në postimin e saj, ambasadorja Kim shkruan se mijëra trupa të tjerë do të pasojnë, për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor./vp























