17:21 / 25.04.2021
Llapi mposht Trepçën `89
Llapi ka fituar me përmbysje sot ndaj Trepçës ’89.
Trepça '89 ka kaluar në epërsi qysh në minutën e tetë kur ka realizuar Muharrem Jashari, por pastaj nuk ka mundur ta ruajë epërsinë.
Llapi ka barazuar në minutën e 49 me Ardit Peposhin, kurse fitoren e ka vulosur Valmir Veliu në minutën e 60-të.
Llapi e mban pozitën e pestë me 39 pikë, katër më shumë se mitrovicasit një pozitë më poshtë.























