Vijon procesi i numërimit të votave në Shqipëri, prin PS-ja
BKT
Shqipëri

Vijon procesi i numërimit të votave në Shqipëri, prin PS-ja

Deri në orën 06:20 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 966 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 136861vota ose 50.11 %, konvertuar në 57 mandate.

PD-AN ka marrë 104323 vota ose 38.20 %, konvertuar në 42 mandate.

LSI në rang vendi ka marrë 19289 vota ose 7.06 %, konvertuar në 7 mandate deputetësh.

PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 5227 ose 1.91 %, konvertuar në 2 mandate.

Numërimi në orën e para të mëngjesit ka nisur të ngadalësohet edhe nga lodhja e numëruesve, por pritet që të përshpejtohet gjatë ditës./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri