10:05 / 26.04.2021
Deputetët diskutojnë për sigurimin e vaksinës anti-Covid
Deputetët e Kuvendit kanë mbërritur në seancë ku do të debatohet gjendjen me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid, kjo pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputetët e VV-së të parët kanë ardhë në sallën plenare të Kuvendit, raporton E.O.
Seanca do të mbahet të hënën në orën 10:00.
Ndërkohë që inicimin e kërkesës së PDK-së për debat parlamentar e mirëpriti, Abelard Tahiri, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur javën që lamë pas, adresoi edhe kritika ndaj qeverisë Kurti për menaxhimin me pandeminë dhe vonesat në sigurimin e vaksinave anti-Covdi 19.























