Arben Gashi pyet për dallimin midis Haxhi Shalës dhe Adelina Graincës
BKT
Lajme

Arben Gashi pyet për dallimin midis Haxhi Shalës dhe Adelina Graincës

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka pyetur deputetët se ku është dallimi ndërmjet ish-deputetit Haxhi Shala dhe deputetes Adelina Graincës, duke shtuar se kanë bërë pazare më vota kundrejt dy qeverive.

“Pazari ka ndodh pa marrë parasysh a është burrë a grua. Kur i drejtoheni opozitës është mirë të identifikoni se kujt po i drejtoheni dhe sa i përket numrave është e pavërtetë Kuvendi i ka 41 gra prej 120 deputetëve dhe keni pasaktësi në atë çka flisni”. 

“Ju keni sulmuar dhe deri në degradim të gjuhës në Kuvend për shkak të blerjes dhe ku qenka dallimi mes Haxhi Shalës dhe deputetes Grainca”.

“Mashtrimi që e keni deklaruar duke pretenduar të vërtetën absolute në këtë vend është ajo çka i’u karakterizon”.

Këto komente ia i bëri në seancë ku po diskutohet për sigurimin e vaksinës anti-Covid dhe menaxhimin me pandeminë.

MË SHUME NGA Lajme