Vëllaznimi uron Shkëndijën për titullin: Suksesit tuaj i gëzohemi edhe ne!
BKT
Sport

Vëllaznimi uron Shkëndijën për titullin: Suksesit tuaj i gëzohemi edhe ne!

Klubi kuqezi nga Gjakova, Vëllaznimi e ka uruar klubin kuqezi nga Tetova, Shkëndijën, për titullin e ri të kampionit në Maqedoninë e Veriut.

Urimi i plotë i KF Vëllaznimi:

Vëllezërve të nderuar të Klubit të Futbollit “SHKËNDIJA”-Tetovë, me rastin e suksesit të madh, shpalljes kampion i Maqedonisë Veriore pa përfunduar sezoni, ua përcjellim një URIM TË MADH dhe shumë të sinqertë, për këtë sukses të madh. Atë që klubi nga Tetova e ka paralajmëruar dhe e ka filluar kohë më parë, këtë vit vetëm sa e ka dëshmuar edhe një herë – dominimin e vetë në futbollin maqedonas.

Me sukseset që po i arrinë, Shkëndija, me plotë të drejtë po e fiton epitetin “Krenaria e Futbollit Kombëtar”. Ju lumtë! Këtij suksesi i gëzohemi edhe ne, së bashku me Ju, i gëzohemi sikur të ishte i yni, sepse jemi shumë të vetëdijshëm se ai nuk është i rastit, nuk është arritur “brenda natës” por është fryt i punës së gjatë, entuziaste dhe me përkushtim, që po bëhet në këtë Klub.

Për gjithë këtë, një “JU LUMTË” e madhe. Ju priftë e mbara edhe në garat Evropiane, për çka nuk e kemi as më të voglin dyshim.

Me respekt, K.F.”VËLLAZNIMI”–Gjakovë