Aliu priti ambasadorin austriak, prioritet zvogëlimi i gazrave serrë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, ka pritur sot në
takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.
Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje
me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që
kanë të bëjnë me zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë si dhe rritjen e përdorimit të
burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Ministri Aliu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e
vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për
projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.























