Miratohet në parim ndryshimi i Kodit të ri që parasheh gjykimin në mungesë
Me 90 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, Kuvendi e miratoj në parim Projektligjin për plotësim-ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, që parasheh gjykimin në mungesë
Për përshpejtimin e procedurës votuan 92 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.
“Më 92 pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet që shqyrtimi i parë i projektligjit i cili do të bëhet në procedurë të përshpejtuar, shmangje nga afatet procedurale të parapara me nenin 56. Pra mund të kalojmë në shqyrtimin e parë të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale. Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ja ka rekomanduar votimin e tij”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale lejon gjykimin në mungesë.























