13:51 / 26.04.2021
Sot në Shqipëri mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot një lajm të rëndësishëm përsa i përket procesit të vaksinimit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu shprehet se sot do të mbërrijnë në vendin tonë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer.
Postimi
VaksinimiNukNdalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Sot mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer, teksa janë 711,740 doza vaksine të mbërritura në vend.























