Veliaj: PS shpallet fituese në Bërzhitë
Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, njëherazi dhe kryebashkiaku i kryeqytetit, deklaroi se Partia Socialiste ka korrur një fitore të thellë në zonën e Brezhitës.
Ai tha se menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, Partia Socialiste do të nisi punën në këtë zonë, për të përfunduar ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.
Ai gjithashtu, i bëri thirrje komisionerëve që të mos ndërpresin numërimin, por i nxiti ata që procesi të vijojë sa më shpejt që rrjedhimisht edhe rezultati të dalë po me të njëjtat ritme.
“Në kushte sfiduese, prej pandemisë, tërmetit, meritën më të madhe e ka miku i Xhemal Qefalia. Edhe pse kemi një fitore të jashtëzakonshme në Brezhitë do iu shërbejmë njësoj. Kur kemi pasur problematika, nuk i kemi shërbyer për teserën e partisë, por i kemi shërbyer njerëzve me respekt.
Mezi pres që me deputetin e rikonfrimuar Qefalinë, ne kemi bërë disa shkolla, ndërkohë duhet të çojmë deri në fund rindërtimin e plotë dhe tani që ka hapur koha dhe pas shirave të motit dhe shtrëngatave të politikës do të gjendemi në terren.
Të gjithë janë të lodhur, por dua të kujtoj që disa prej numëruesve, janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre. Partitë kanë tradita të ndryshme, nuk mund të kërkosh pushim në vetëm pas tre orësh numërim”, u shpreh Veliaj.
Ndërkohë kandidati për deputet i kësaj zone, Xhemal Qefalia, shprehu falenderimin e tij për gjithë votuesit e kësaj zone.
“Dua të falenderoj shtabin elektroaltë Brezhitës. Ne do të vijojmë shtëpitë që s’kanë përfunduar, ndaj ishte edhe fitore spektakolare. Faleminderit shumë skuadra”, u shpeh Xhemalia.























