Dua Lipa thotë se ka qenë ëndërr të performojë krahë Elton John
BKT
Magazina

Dua Lipa thotë se ka qenë ëndërr të performojë krahë Elton John

Këngëtarja përformoi në ndejën e Elton John pak para nisjes së ceremonisë Oscars.

Dua sot ka bërë një postim duke falënderuar këngëtarin për mundësinë e dhënë.

Ajo ka ndarë disa nga momentet gjatë performancës pranë Elton John në profilin e saj zyrtar në Instagram derisa ka shkruar edhe një mbishkrim.

“I dashuri Elton, faleminderit që performova mbrëmë përkrah teje. Një nder i vërtetë dhe një ëndërr që e kam bërë këtë me ju për një kauzë kaq të pabesueshme. Ende e buzëqeshur nga veshi në vesh dhe nuk do ta harroj kurrë këtë moment – veçanërisht mundësinë për të kënduar Bennie And The Jets dhe Love Again me ty … Të dua !”, ka shkruar Dua Lipa.

Ndryshe, në pjesëmarrjen e saj mbrëmë artistja e njohur me famë botërore mori vëmendje edhe me veshjen e saj.


MË SHUME NGA Magazina