16:51 / 26.04.2021
Publikohen gjyqtarët e mesjavës, ja kush e drejton sfidën kryesore
Superliga vazhdon me duele interesante edhe gjatë mesjavës.
Ndeshja hapëse e xhiros së 31-të do të zhvillohet në Drenas, aty ku Feronikeli do e pres skuadrën e Arbërisë.
Katër ndeshje do zhvillohen ditën e mërkure, ku spikat ndeshja në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit.
Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për ballafaqimet e mesjavës.
Në ndeshjen kryesore mes Ballkanit dhe Llapit, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Besfort Kasumi me asistentët Granit Hyseni, Meriton Berisha dhe gjyqtar i katërt Mentor Ajeti.
























