Ibra në probleme, po hetohet nga UEFA, kjo është arsyeja
UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim disiplinor ndaj sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviq “për shkak të një interesi të pretenduar financiar në një kompani bastes”.
Një deklaratë u lëshuar nga UEFA këtë pasdite dhe kjo mund të çojë në pasoja shumë serioze për suedezin.
“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Etik dhe Disiplinor i UEFA-s është emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullave Disiplinore të UEFA-s nga Z. Zlatan Ibrahimoviq për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh.”
“Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.”
Gazeta suedeze Aftonbladet kishte raportuar se një kompani në të cilën Ibrahimoviq mban aksione kishte investuar gjithashtu në një kompani bastesh.
Ibra është akoma pronar i një kompanie bastesh me seli në Maltë të quajtur Bethard.























