Lipa zbulon se në mbrëmjen e Elton John u mblodhën 3 milionë dollarë
BKT
Magazina

Lipa zbulon se në mbrëmjen e Elton John u mblodhën 3 milionë dollarë

Dua Lipa natëne mbrëmshme ka dhuruar performancë në mbrëmjen e bamirësisë të Elton John

Këngëtarja e njohur shqiptare e tashmë me famë të gjerë ndërkombëtare ishte e ftuara e Elton John për natën e bamirësisë së tij kundër HIV/SIDA.

Ajo performoi përkrah legjendës së muzikës teksa edhe gëzimin e saj e shprehu përmes disa postimeve në Instagram ku tha se ishte një nder kaq i madh të bënte pjesë mes njerëzve që po këndonin me Elton John.

Dua disa orë më parë hyri në Instagram për të treguar se mbrëmja e bamirësisë tashmë ka mbledhur 3 milionë dollarë për të luftuar HIV/SIDA.

“EJAF mblodhi 3 milionë dollarë për të luftuar HIV / AIDS faleminderit të gjithëve që më ndoqët!”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive.

Performanca e saj u prit tejet mirë edhe nga publiku i cili komplimentuan talentin e saj muzikor e gjithashtu edhe paraqitjen e saj në koncert.


MË SHUME NGA Magazina