11:52 / 27.04.2021
Edi Rama shpall fitoren, PS feston sonte në Sheshin Skënderbej
Kryeministri i Shqipërisë u bën ftesë të gjithëve që të bashkohen në tubimin e fitores në orën 18:00.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur fitoren për zgjedhjen e 25 Prillit.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se festa do të organizohet në sheshin ‘Skëndebej’ në orën 18:00.
Kreu i socialistëve falenderon të gjithë ata që kanë punuar për këtë fitore, si patronazhistë, koordinatorë, drejtues të qarqeve dhe deputetet.
Po ashtu ai u bën ftesë të gjithëve që të bashkohen në tubimin e fitores.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores #PS12#Fitore #Kampionë”, shkruan Rama.
























