Kryetari i Këshillit Evropian telefonon Kurtin, tregon se çfarë biseduan
BKT
Lajme

Kryetari i Këshillit Evropian telefonon Kurtin, tregon se çfarë biseduan

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një publikimi në Twitter, Michel ka theksuar se pret që të punojnë edhe në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Sapo kam biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe e kam përgëzuar atë për mandatin e tij të fortë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.Presim që të punojmë së bashku edhe në avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, shkroi ai.

Ndryshe mbrëmë Kurti ka zhvilluar një bisedë edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett si dhe Matt Parlmer të Departamentit Amerikan të Shtetit.


MË SHUME NGA Lajme