Djemtë e Caitlyn Jenner kundër kandidimit të saj për guvernatore
Djemtë e Caitlyn Jenner nuk duan që ajo të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë.
Caitlyn Jenner po shkatërron lidhjet familjare në përpjekjen e saj për të qenë guvernatorja e ardhshme e Kalifornisë, djemtë e saj nuk donin që ajo të kandidonte dhe janë të turpëruar që ajo e bën këtë, shkruan TMZ.
Burime pranë tyre thanë për TMZ se vëllezërit Jenner – Brody, Brandon dhe Burt, nuk e ndiejnë se ajo është e kualifikuar për këtë pozitë dhe ata besojnë fuqimisht se ajo nuk duhet të zhvillojë një fushatë.
Burimet thonë se Caitlyn thirri disa nga fëmijët e saj një natë para se të shpallte publikisht vendimin e saj për të kandiduar dhe djemtë e saj me këmbëngulje sugjeruan që ajo të ndalonte këtë gjë dhe hidhte poshtë tërë çështjen.
Caitlyn vazhdoi me planet e saj, por thuhet se djemtë e saj janë të mërzitur që ajo kurrë nuk i mori parasysh ndjenjat e familjes, në kohën kur i thirri ata ajo kishte marrë tashmë vendimin e saj.

Caitlyn nuk po bën shumë më mirë me Kardashianët, duke përfshirë Kendall dhe Kylie, ato nuk do të lënë gjurmë në fushatë për të dhe Kim tashmë përplaset me CJ për reformën në burg.
Kjo duket se është hera e parë që fëmijët Kardashian-Jenner bien dakord për një gjë, që Caitlyn nuk duhet të kandidojë.
























