16:41 / 27.04.2021
Këto ishin fjalët e Hazardit kur u largua nga Chelsea
Chelsea do të përballet sonte me Real Madridin në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Realit Zinedine Zidane raportohet se do të startojë me belgun Eden Hazard nga minuta e parë.
Hazard u largua pikërisht nga Chelsea për t’iu bashkuar Real Madridit dhe atëherë kishte lëshuar një deklaratë e cila edhe po plotësohet sot.
“Shpresoj që shorti të na vendosë përball njëri-tjetrit në Ligën e Kampionëve dhe kështu ne të mund të takohemi përsëri”, kishte thënë Hazard kur e braktisi Chelsean në vitin 2019.























