Buzëqeshja e Donnarummas pas humbjes, tërbon tifozët e Milanit
BKT
Sport

Buzëqeshja e Donnarummas pas humbjes, tërbon tifozët e Milanit

Lazio fitoi pastër 3-0 ndaj Milanit, teksa tashmë e shohin veten në vendin e pestë në renditje, jashtë zonës së Champions League.

Tifozëve kuqezi nuk iu pëlqeu ta shihnin portierin e tyre, Gigio Donnarumma, duke bërë shaka dhe buzëqeshur me Pepe Reina në fund të ndeshjes.

Në fakt, portieri i ekipit kombëtar italian u fokusua nga kamerat buzagaz, teksa bënte shaka me spanjollin e Lazios.

Këto foto i tërbuan tifozët e Milanit, të cilët shpërthyen ndaj tij në rrjetet sociale.