19:13 / 27.04.2021
Strakosha drejt largimit, ja kush mund të zëvendësojë shqiptarin
E ardhmja e Tomas Strakoshës duket larg Lazios, aq sa skuadra laciale ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e ardhshëm të gardianit shqiptar.
Sipas italianes “Firenzeviola.it” i pari që kryeson listën është portieri i Fiorentinës, Bartolomei Dragovski.
23 vjeçari shikohet si një portier me potencial të madh për të ardhmen ku nuk ka munguar interesi i disa ekipeve të mëdha në Serinë A.
Pas polakut dy kandidatët potencial për të zënë vendin e Strakoshës janë, Kranjo i Bolonjës dhe Muso i Udinezes.
Strakosha nuk arriti të gjejë hapësira të plota këtë sezon duke luftuar me Reinën për një vend titullari, teksa pakënaqësia ishte e madhe si nga ana e lojtarit ashtu dhe nga e klubit.























