Paqe në Madrid, finalisti vendoset në Londër
BKT
Sport

Paqe në Madrid, finalisti vendoset në Londër

Real Madrid dhe Chelsea lënë gjithçka të hapur për në Londër, për të siguruar një biletë për në finalen e madhe të këtij sezoni në Champions League.

Dueli i parë i luajtur në Madrid u mbyll në barazim 1-1, teksa Blutë e Londrës tashmë janë pak më të avantazhuar, pasi mund të kualifikohen edhe me një barazim pa gola.

Skuadra e Tuchel e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14-t. Pas një aksioni të gjatë, Pulisic bën gjithçka mirë në zonë, shmang portierin dhe më pas arrin që ta dërgojë në rrjetë.

Reagimi i Real Madridit ishte i menjëhershëm, teksa do të barazonte sfidën në minutën e 29-të. Pas një rrëmujë në zonën e Bluve të Londrës, Benzema prek topin me kokë dhe më pas me një veprim të bukur akrobatik arrin që të shënojë.

Në fraksionin e dytë, Reali luajti më mirë, por nuk mundi që të shënonte një tjetër gol.