Bislimi: Takimet me Lajçakun në Bruksel me karakter informativ
BKT
Lajme

Bislimi: Takimet me Lajçakun në Bruksel me karakter informativ

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dhënë detaje nga dita e parë e qëndrimit të delegacionit kosovar në Bruksel.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se bashkë me ambasadorin në detyrë të Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj dhe sekretarin e parë të ambasadës, Fitor Murati patën dy takime të njëpasnjëshme me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij.

“Qëllimi i takimit ishte informimi i plotë nga ana e Lajçak dhe ekipit të tij mbi të gjitha takimet e deritanishme në dialog dhe çështjet e ngritura, si dhe marrëveshjet e dakorduara mes palës kosovare dhe asaj serbe. Takimet ishin dakorduar në funksion si të informimit të plotë ashtu edhe përgatitjes më të mirë të palës kosovare”, shkruan Bislimi.

Për më tepër, zëvendëskryeministri Bislimi ka bërë të ditur se delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, një nga 17 takimet e dy ditëve në vijim do ta ketë sërish me Lajçak.

“Në asnjërin nga këto takime nuk ka negociim, por janë takime informative. Pas kthimit në Kosovë, menjëherë do të informojë liderët e partive politike parlamentare për përmbajtjen e diskutimeve”, ka shkruar Bislimi.


MË SHUME NGA Lajme