Tuchel nuk është i kënaqur me barazimin ndaj Real Madridit
Thomas Tuchel mbeti i zhgënjyer nga rezultati 1-1 i Chelseat në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid të martën.
Përkundër vlerësimit të ‘guximit’ të djelmoshave të tij për fillimin e shkëlqyeshëm në stadiumin "Alfredo Di Stefano", menaxheri gjerman këmbënguli se Blutë mund të kishin shënuar shumë më tepër sesa goli i Christian Pulisic duke pasur parasysh presionin që ata aplikuan në fillim, transmeton Telegraf.
Timo Werner ishte përgjegjës për shansin më zhgënjyes të humbur kur gjuajti drejt portierit Thibaut Courtois nga afërsia në 10 minutat e para.
Tuchel ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Chelsea mund të kishte përfunduar ndeshjen dhe ndoshta edhe tërë gjysmëfinalen gjatë gjysmë orës së parë.
“Ne e filluam ndeshjen shumë mirë, me shumë guxim dhe cilësi. Ne e meritonim të fitonim pjesën e parë, kishim shumë raste”, ka thënë fillimisht Tuchel për BT Sport.























