Netflix pranon Kosovën
Lajmin e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti. Ai ka thënë se këtë peticion e kishin nisur para rreth dy muajve.
Kosova është shtuar në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën më të madhe digjitale kinematografike, Netflix.
Lajmin e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti. Ai ka thënë se këtë peticion e kishin nisur para rreth dy muajve.
“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë”.
"Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim kjo të vazhdojë edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë.
Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar ai në Facebook.
Deri tash, Kosova në platformën më të madhe në botë të filmave dhe shfaqjeve televizive ‘Netflix’ konfiguronte si pjesë e Serbisë.























