12:21 / 28.04.2021
James Rodriguez bind Ancelottin, Everton i ofron rinovimin!
Carlo Ancelotti është shumë i kënaqur me performancën e James Rodriguez, i cili në 20 paraqitje ka realizuar gjashtë gola duke bërë që trajneri t’u kërkojë drejtuesve të klubit rinovimin e kontratës së futbollistit edhe për një sezon.
Mesfushori është i lidhur me klubin anglez deri në 2022 dhe për të shmangur çdo surprizë të pakëndëshme gjatë merkatos së verës drejtuesit me kërkesën e trajnerit kanë nisur punën për rinovimin e kolumbianit deri në vitin 2023.























